Një 27-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e Policisë, si autor i të paktën 14 vjedhjeve të dokumentuara. Bëhet fjalë për të riun me inicialet R.N., I dënuar 3 herë më parë për të njëjtën vepër penale. Nga ana tjetër është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat, ndërkohë që janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet.