Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur i prerë se të gjithë efektivët që kanë qenë të përfshirë apo kanë patur akses në kanalet e komunikimit ‘EncroChat’ dhe ‘Sky’ do të përjashtohen nga rradhët e policisë së shtetit. Për ministrin ky është një hap drejt pastrimit të strukturave të policisë, por edhe të shoqërisë.