Frontex është prezent në Shqipëri prej dy vitesh, pas një marrëveshje të firmosur mes dy palëve, e cila synon të ruajë kufirin e gjelbër shqiptar, nga trafiqet dhe emigracioni i paligjshëm. FRONTEX siguron një bashkëpunim të një natyre tjetër midis vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve jo anëtare të unionit dhe për këtë arsye, Ministria e Brendshme e Shqipërisë i ka akorduar një medalje nderi trupës së shërbimit të Frontex.