“Tani i quan terroristë. I quan ANTIFA. Edi Rama, në shkallë absolute papërgjegjshmërie, deklaron se me protestat e dhunshme nuk nënshtrohet. Çfarë bëri ai me protestën paqësore pesëmujore? Në qoftë se protesta ka marrë këto përmasa dhe këto nuanca, ai është autori kryesor, qëndrimet e tij. U përpoq edhe kësaj radhe të gjente strehë aty ku horrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë strehohen.