Top News/ Policia hyn me forcë në Presidencë / Arrestohen ish ministrat, luftë për pushtet në Poloni
11/01/2024 14:13

Mariusz Kaminski dhe Maciej Ëasik ishin deri pak kohë më parë ndër njerëzit më të fuqishëm në Poloni. Njëri ministër i Brendshëm në qeverinë e Mateusz Moraëieckit, ndërsa tjetri, numri dy pas tij. Pas ndryshimit të pushtetit në dhjetor, të dy politikanët përfaqësonin partinë Ligj dhe Drejtësi në parlament, tani grupimi më i madh opozitar. Por të martën në mbrëmje, Kaminski dhe Ëasik u arrestuan në pallatin presidencial në Varshavë nga ish-vartësit e tyre dhe u dërguan në burg. Një gjykatë më herët kishte urdhëruar që dy politikanët të mbaheshin në një qendër paraburgimi. Gjykatësit i dënuan ata në dhjetor 2023 me nga dy vjet burg secili, për tejkalim të kompetencave të tyre në 2007. Në atë kohë, ata drejtonin agjencinë kundër korrupsionit CBA dhe ishin fajtorë për shpërdorim detyre, sipas gjykatës. Përpjekja e parë për të zbatuar urdhrin dështoi të martën në mëngjes. Kur policia u shfaq para shtëpive të politikanëve, të kërkuarit ishin tashmë në rrugë për të takuar presidentin polak Andrzej Duda. Kreu i shtetit, i cili vjen nga i njëjti kamp politik me ta dhe nuk e ka fshehur asnjëherë afërsinë e tij me partinë Ligj dhe Drejtësi, i kishte ftuar Kaminskin dhe Ëasik në një aktivitet në rezidencën e tij zyrtare, nga ku nuk dolën më. Mbrëmjen e së martës, kur Duda u largua për pak kohë nga rezidenca e tij zyrtare për të marrë pjesë në një takim jashtë saj, policia hyri dhe i arrestoi dy të dënuarit. Partia Ligj dhe Drejtësi flet tani për hakmarrje politike. Ndërkohë, ish ministri i brendshëm Kaminski, ka nisur një grevë urie.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54