Top News/ Policia greke arreston 38-vjeçarin shqiptar në Kretë, kërkohej nga Interpoli
05/12/2023 15:25

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga në ishullin grek të Kretës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri. Policia greke rezervohet për të zbuluar identitetin e shqiptarit të arrestuar, por bëhet me dije se është një 38-vjeçar i dënuar me 20 vite burg, pasi ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur verën e 2022-shit në Shqipëri dhe 38-vjeçari ia ka dalë të largohet drejt Greqisë. Ai u arrestua teksa po lëvizte me mjetin e tij në zonën e Neapolit, në Lasithi. Shqiptari jetonte në Greqi, ku kishte aplikuar edhe për leje qëndrimi për arsye pune, teksa identifikimi itij u bë pikërisht nga leja e drejtimit të mjetit. Aktualisht 38-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Heraklionit, ku pritet t’u nënshtrohet procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Top Channel/ Mitstotakis bisedë telefonike me Netanyahun: Ndalni luftën, zgjidhje me diplomaci!
14/06 23:23
Top News- Shkupi pranon kërkesën e Trump/ Pritet të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
12/06 19:19
Top News- Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë
12/06 11:41
Top News- Kurti drejt takimit me Vuçiç/ Sorensen bën gati terrenin për të nisur dialogu
11/06 14:44
Top News – Vuçiç tradhëton Putinin, shkon në Ukrainë herë të parë i ftuar në samitin rajonal
11/06 14:06
Top News- Shkarkohen 3 deputetë ekstremistë/ Mashtruan me votat, pjesë e partisë të Spartanëve
11/06 11:52
Top News- Detaje nga arrestimi I ish-policit në Serbi/ Akuzohet për vr*sje të rëndë në Banjskë
10/06 17:15
Top News – Serbia merr borxh për Francën. 2 mld euro për të paguar avionët luftarakë ‘Rafale’
10/06 14:45
Top News- Izraeli bllokoi ndihmat për Gazën/ Shpërthejnë protesta masive në Athinë dhe Selanik
10/06 12:34
Top News- Dodik arreston kundërshtarët / Prangoset për korrupsion kreu i opozitës serbe në Bosnje
09/06 11:32
Top News – I kërkuari nga SPAK në Shqipëri. Shpërndarës kokaine e ekstazie në Mikonos në Greqi
09/06 10:15
Top News – Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit / Votohet në dy komuna të vogla, zgjedhje lokale
08/06 14:21
Top News- Beogradi fushatë agresive në Kosovë/ Serbia, ‘mashë’ e Rusisë për destabilizim
07/06 13:53
Top News- Dialogu me Serbinë/ Bislimi takohet me të dërguarin e BE, Sorensen
02/06 19:30
Top News- ‘Puç shteti në Serbi’, alarmohet Vuçiç! Kush janë organizatorët?
02/06 19:00
Top News – Marrëveshja e detit rikthehet në tryezë. Hasani në Greqi, mediat greke: Palët drejt Hagës
01/06 13:09
Top Channel/ Shqiptari eleminon shqiptarin në Podgoricë. Plumbat i marrin jetën Binak Kabashit
31/05 21:57
Top Channel/ Protestat studentore, dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb njoftoi zgjedhje të parakohshme
30/05 23:03
Top Channel/ Vucic akuzon Perëndimin: Po hesht për incidentet në veri të Kosovës!
30/05 11:23
Top News- Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit/ Dënime më të ashpra kush refuzon të kthehet
28/05 18:50