Top News/ Policia gjermane ‘luftë’ Hezbollahut / Bastisje në një numër pronash në vend
16/11/2023 14:14

Qindra policë kanë kryer kontrolle në një numër pronash nëpër Gjermani, të enjten, nën dyshimet për lidhje me grupin Hezbollah, që mbështetet nga Irani, njoftuan autoritetet ndërsa Berlini po vepron për të frenuar një valë antisemitizmi mes luftës Izrael-Hamas. Kontrollet e kryera në 54 vende, erdhën pasi Gjermania ndaloi aktivitetet e grupit radikal palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, dhe të organizatave të ngjashme, pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, të kryer nga luftëtarët e Hamasit në Izrael. “Ne kemi një skenë islamike para syve tanë”, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser. “Në një kohë kur një numër hebrenjsh ndihen veçanërisht të kërcënuar”, Gjermania “nuk do të tolerojë propagandën islamike apo nxitjen e armiqësisë antisemitike ndaj Izraelit”, shtoi ajo. Gjermania e konsideron Hezbollahun “organizatë terroriste shiite”, ndërsa më 2020 ka ndaluar kryerjen e aktiviteteve në territorin e saj. Operacioni i së enjtes pati në shënjestër Qendrën Islamike të Hamburgut dhe pesë grupe të lidhura me të, ndërsa policia kreu kontrolle në prona në gjashtë prej 16 landeve të Gjermanisë, përfshirë Hamburgun, Saksoninë e Poshtme, Hesen, Berlinin etj. Qendra Islamike e Hamburgut drejton Xhaminë e Imam Aliut, e njohur gjithashtu si Xhamia e Kaltër, ndërsa viteve të fundit janë shtuar thirrjet për mbylljen e saj nga autoritetet, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Iranin. E themeluar nga imigrantë iranianë më 1953, Qendra Islamike e Hamburgut është nën vëzhgimin e inteligjencës së brendshme gjermane prej vitesh. Ministria e Brendshme beson se aktivitetet e saj kanë “për synim të përhapin konceptin revolucionar të udhëheqësve supremë të Iranit, diçka që dyshohet se shkel rendin kushtetues të Gjermanisë”.

Top News – Warner Bros ndryshon pronarë. Marrëveshja rekord, shitet për 111 miliardë dollarë
27/02 10:15
Top News – ‘Pyesni Trump për Epstein’. Clinton dëshmon lidhjet me pedofilin famëkeq
27/02 10:04
Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
DIGITALB DIGITALB