Policia e Shtetit ka bërë një permbledhje të punës për muajin prill, duke njoftuar se janë në total 96 operacione, ku në pranga kanë rënë 565 persona, 70 prej tyre në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar. Sigurisht që Policia quan suksesin më të madh, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ku tashmë janë arrestuar 4 nga 6 autorët e përfshirë në ngjarjen e rëndë.