Një sërë masash paraprake janë marrë për parandalimin e incidenteve të mundshme që mund të ndodhin gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha. Teksa Kuvendi do të mblidhet për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit, ky i fundit ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit. Ndërkohë i gjithë perimetri i jashtëm i Kuvendit është rrethuar nga forca të shumta policie. Sipas planit të masave rreth 500 forca policore nga policia e tiranës dhe forcat e sigurisë kombëtare do të dislokohen tek Kuvendi.