Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Elidon Çela doli në një konferencë për shtyp, ku tha se është zbardhur ngjarja e mbrëmjes së të enjtes në Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë 66 vjeçari, Rexhep Ismaili. Çela tha se policia ka rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, teksa ka arrestuar një person. Në lidhej me motivet, Policia e Vlorës po heton në disa pista, nga pronësia te konfliktet e mëhershme mes palëve të përfshira në sherrin që degjeneroi në përdorimin e armëve.