6 persona kanë rënë në prangat e plicisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 40-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë një 33-vjeçar me inicialet R.P është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje. 33-vjeçari sipas policisë ka dhunar bashkëshorten e tij.