Policia e Nju Jorkut po kërkon për njeriun që qëlloi për vdekje shefin ezkekutiv të UnitedHealth, Brian Thompson, në një sulm shokues jashtë një hoteli në Manhattan dhe u pa për herë të fundit duke u larguar drejt Central Parkut. Ajo po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe po ekzaminon një telefon të gjetur në përpjekje për të rënë në gjurmët e vrasësit. Thompson, CEO i kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealth, u qëllua nga pas të mërkurën në mëngjes në atë që policia e përshkroi si një sulm të planifikuar nga një sulmues i maskuar. Ngjarja ndodhi pak para konferencës vjetore të investitorëve të kompanisë.