Top News -Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok / Konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave
11/06/2023 13:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se qytetarët e lagjes ku kanë qenë të instaluara pajisjet për prodhim të kriptovalutave raportuan rastin në polici pasi sic thuhet, ata kanë pasur probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike që si pasojë ka dëmtuar pajisjet e tyre shtëpiake.“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar shtëpinë e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë pajisje për prodhimin e kriptovaluatave, Bitcoin”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia thotë se nuk ka gjetur në shtëpi personin e kërkuar. Sipas saj, “i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi herë pas here udhëton nga Beogradi në Zubin Potok”. Që nga viti i kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar dhjetëra aksione për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë konfiskuar qindra pajisje dhe në të kaluarën janë identifikuar ‘ferma’ për prodhim të kriptovalutave. Prodhimi i kriptovalutave është i ndaluar në Kosovë që nga shfaqja e krizës energjetike vitin e kaluar. Prodhimi i kriptovalutave në vitet e fundit ka qenë i përqendruar në katër komunat veriore pasi atje, qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike që nga viti 1999.

Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06