Top News/ Policia e kërkon edhe në kanalizime…’Mbyllet’ Barcelona, ish lideri kthehet në Spanjë
08/08/2024 14:44

Policia në Barcelonë është në kërkim të ish-udhëheqësit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont (Çarls Puxhidemon), i cili bëri një kthim dramatik në Spanjë pas shtatë vitesh qëndrimi në mërgim, pavarësisht se përballet me një urdhër arresti të hershëm. Policia katalanase ka ngritur postblloqe në Barcelonë, në cdo rrug që të nxjerr nga qyteti, si pjesë e operacionit Jaula, ose "kafazi", në përpjekje për të kapur Puigdemon, që u pa të largohej nga një tubim, mëngjesin e të enjtes, me një makinë. Për pjesën më të madhe të viteve të fundit ai ka jetuar në Bruksel, pasi mbi të rëndonin akuza të lidhura me përpjekjen e dështuar për pavarësinë e Katalonjës, në 2017-ën. Në atë kohë, liderët pro-pavarësisë të Katalonjës, përfshirë Puigdemont, organizuan një referendum, që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës. Madridi vendosi sundim të drejtpërdrejtë në rajon pak kohë më pas dhe Puigdemont u largua për në Belgjikë.Të enjten në mëngjes, Puigdemont iu drejtua shkurtimisht qindra mbështetësve që u mblodhën pranë parlamentit katalanas në Barcelonë, pak përpara se një drejtues i ri i qeverisë katalanase të merrte detyrën. Ai tha se ishte kthyer "për t'i kujtuar të gjithëve se ne jemi ende këtu" dhe shtoi: "Mbajtja e një referendumi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë krim". Më pas, ai u zhduk. Shumëkush priste që ai të dilte nga ndërtesa e parlamentit në ceremoninë e inaugurimit, por ai nuk u pa askund. Postoblloqe janë ngritur tani në të gjithë qytetin ndërsa disa analistë po shprehin habi se si policia nuk mundi ta arrestonte ish liderin separatist pavarësisht se vetë ai kishte njoftuar se do të kthehej në Katalonjë, në fillim të javës.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30