Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp, ku falënderoi të gjithë shqiptarët që kanë shprehur vullnetin e tyre me votë, përfshi edhe ata që kanë ardhur nga jashtë vendit. Berisha përsëriti apelin për qytetarët që nuk kanë venduar ende, që të dalin të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit, si një shërbim i jashtëzakonshëm për vendin dhe të ardhmen e tyre. Duke përsëritur sërish akuzat se ‘Policia e Shtetit e ka marrë pushim”, Berisha garantoi se përfaqësuesit e opozitës janë kudo për të mbrojtur vullnetin e votuesve.