Policia rrugore ka qenë në jo pak vështirësi këtë të shtunë. Protesta në selinë e Partisë Demokratike, ka bërë që Policia të marrë masat e saj për të devijuar lëvizjen e automjeteve, duke e orientuar në drejtim të Rrugës së Elbasanit. I gjithë qarkullimi në këtë zonë ka qenë në kaos të plotë, ndërsa në PD, situata është e tensionuar.