Policia e Shkodrës arrestoi shtetasin Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, autorit të dyshuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesë nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilsonit dhe Klementit ditën e enjte në zonat malore të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe.