Shkeljet e rënda dhe mos respektimi i kodit rrugor, janë ndëshkuar nga policia ku javën që lamë pas u pezulluan 161 leje drejtjmi për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit apo në gjendje të dehur si dhe për qarkullim në sens të kundërt. Po gjatë këtij harku kohor, uniformat blu vendosën në pranga 56 shoferë të cilët pasi u ndaluan nga policia, rezultoi se një pjesë e tyre ishte pa keje drejtimi dhe pjesa tjetër drejtonte mjetin në gjendje të dehur