571 persona kanë rënë në pranga të policisë gjatë muajit prill, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa janë zbardhur 14 ngjarje kriminale. Në bilancin e muajit prill, Policia e Shtetit njofton se janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste. Po ashtu janë finalizuar 90 operacione, 13 prej të cilave për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Pothuajse çdo ditë është kapur një armë zjarri pa leje, ndërsa janë sekuestruar edhe municion luftarak dhe lënde eksplozive. Në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar rreth 10 kg kanabis, mbi 2000 fara kanabisi dhe 1.5 kg kokainë.