Policia rrugore ka bërë një bilanc në lidhje me aksionet e zhvilluara gjatë muajit korrik, në të gjithë rrugët e vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, përgjatë muajit korrik janë vënë në pranga 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh si dhe janë pezulluar 1 mijë e 799 leje drejtimi për arsye të ndryshme të cilat lidhen me shklejet ligjore dhe me mos respektimin e kodit të vendosur rrugorë.