Autoritetet policore, vijojnë punën për rritjen e sigurisë në rrugë. Në kuadër të këtyre masave, janë vënë në pranga apo proceduar gjatë javës që lamë pas, 18 drejtues automjetesh pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa patentë, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.