Top News/ Policia, bastisje në Parlamentin Evropian /Dyshime për propagandë ruse, në fokus asistenti
29/05/2024 15:01

Hetuesit belgë kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrat e një asistenti në Parlamentin Evropian të mërkurën, që sipas prokurorëve mund të ketë luajtur rol në përhapjen e propagandës ruse përpara zgjedhjeve për parlamentin e ri të BE-së. Hetuesit kontrolluan banesën e asistentit në Bruksel, si dhe zyrën e tij në Parlamentin Evropian, thanë prokurorët federalë, ndërsa autoritetet gjyqësore franceze kryen kontrolle në zyrën e tij në parlamentin evropian, në Strasburg. Prokurorët thanë se operacionet ishin pjesë e një hetimi për ndërhyrje të mundshme ruse, ku anëtarë të Parlamentit Evropian u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve Zëri i Evropës. "Ka të dhëna se punonjësi i Parlamentit Evropian në fjalë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë cështje", thanë prokurorët në një deklaratë. Prokurorët nuk përmendën emrin e punonjësit apo ligjvënësit për të cilin ai punon. Parlamenti Evropian tha se nuk mund të bëjë komente për një hetim në vazhdim. "Kur dhe nëse kërkohet, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me autoritetet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar rrjedhën e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Dhe në këtë kontekst u dha aksesi në një prej zyrave", tha një zëdhënës. Votuesit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 720 ligjvënës në Parlamentin Evropian në datat 6 deri në 9 qershor. Grupet kryesore thonë se votuesit ka të ngjarë të bombardohen me gënjeshtra dhe dezinformata.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55