Një aksident rrugor në Sukth ka çuar në arrestimin e 32- vjeçarit Alfred Dumi, I cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim, i dënuar me burgim për mashtrim me TVSH-në. 32 vjeçari, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili në matjen e dytë rezultoi 1.29 mg/l, mbi normat e lejuara.