Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një 24 vjeçari në akuzën se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, por edhe të abuzimit seksual me të mitur. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet. I riu është arrestuar pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë. Pas ndalimit, policia ka sekuestruat telefonin e tij, ku ka zbërthyer edhe bisedat, që ngrenë dyshimet për abuzimin seksual me vajzën e mitur, e cila jetonte në të njëjtën lagje.