Gjashtë persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit, për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga posedimi i lëndëve narkotike, deri tek përndjekja e konfrontimet fizike. Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale A. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 40-vjeçare dhe më pas është konfliktuar fizikisht me bashkëshortin e kësaj të fundit. Sakaq është proceduar penalisht edhe personi me të cilin është konfliktuar.