Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit. Aksioni mësohet se ka nisur prej orëve të para të ditës. Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.