Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë. U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.