Policia e Tiranës këtë të hënë arrestoi një 40 vjecar i cili hiqej si punonjës policie i forcave speciale. Klodjan Gjikdhima u ndalua në rrugën “Hamid Shijaku”, ndërsa u kap ën flagrancë me armë zjarri të llojit pistoletë, e cila kishte fishek në fole. Policia bën me dije se ky shtetas lëvizste gjithashtu me një dokument të falsifikuar, duke u prezantuar në këtë mënyrë si punonjës policie.