I njohur në të gjithë botën si një oaz i ekzagjerimit, qyteti në shkretëtirë i Las Vegasit është shfaqur si një model surprizuës i kursimit dhe mirëmenaxhimit kur flitet për ujin. Rreth 2.3 milionë njerëz jetojnë në luginën e zhuritur të Las Vegasit dhe 40 milionë turistë vijnë cdo vit në kazinotë dhe hotelet gjigande të qytetit. Sidoqoftë, për shkak se Nevadës i lejohet të përdorë më pak se dy për qind të ujit të lumit kolorado, i goditur rëndë nga thatësira, qyteti ka marrë masa drastike që fillojnë nga ndalimi i lëndinave deri tek kufizimi i pishinave.