Këshilli i Ministrave miratoi dy vendime që përmirësojnë trajtimin ekonomik të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se familjarët e tyre do të përfitojnë deri në 10 paga mujore bruto, si dhe pensionin përkatës. Po ashtu, bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të efektivëve të rënë në detyrë do të përfitojnë banesa falas. Në të njëjtën mbledhje, qeveria miratoi edhe marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.