Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë. Një ditë më parë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë.