Qytetarët e Poliçanit kanë dalë në protestë kundër Reformës Territoriale, e cila sipas tyre rrezikon të heqë bashkinë e Poliçanit nga harta administrative. Me pankarta në duar ku shkruhej “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, dhe “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, banorët u mblodhën në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke kërkuar që bashkia të mos ndryshohet. Protestuesit deklaruan se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki dhe kërkuan nga qeveria të marrë parasysh vullnetin e qytetarëve, duke argumentuar se ndryshimi do të ndikonte në të ardhmen e qytetit dhe banorëve të tij.