Policia e Veri të Kosovës ka sfiduar të mërkurën urdhrin e qeverisë Kurti, duke refuzuar të paralajmëronte qytetarët që qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuric, deklaroi se policët në këto komuna nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makinat me inicialet serbe për qytetet serbe. Gjuric tha se nuk mund ta zbatojë këtë vendim sepse është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb. Ai pretendoi po ashtu se patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.