Top News- Polakët përgatiten për pushtimin rus, stërvitje ushtarake për të mësuar si të luftojnë
03/05/2025 12:28

Në një poligon stërvitjeje ushtarake pranë qytetit të Wroclaw, janë rreshtuar qytetarë të ndryshëm, në pritje që të marrin armët dhe të mësojnë si të qëllojnë. "Sapo të mbushet fisheku, arma është gati për të qëlluar", bërtet instruktori, një ushtar polak, me fytyrën e lyer me bojë kamuflazhi. Të rinj e të moshuar, burra e gra, prindër e fëmijë, të gjithë kanë ardhur këtu për një arsye: për të mësuar si t’i mbijetojnë një sulmi të armatosur. Programi i quajtur "Stërvitu me Ushtrinë", u mëson gjithashtu civilëve luftime trup më trup, ndihmën e shpejtë dhe si të vendosin një maskë gazi. "Kohërat janë të rrezikshme tani, duhet të jemi gati", thotë koordinatori i projektit, Kapiten Adam Sielicki. "Kemi një kërcënim ushtarak nga Rusia dhe po përgatitemi për këtë., shton ai. Kapiten Sielicki thotë se programi është i mbingarkuar dhe qeveria polake tani ka plane ta zgjerojë atë në mënyrë që çdo mashkull i rritur në vend të marrë trajnim. Polonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën, thotë se do të shpenzojë pothuajse 5% të PBB-së për mbrojtje këtë vit, më e larta në NATO.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04