Polonia është kthyer në heroinën e Evropës pas pushtimit rus të Ukrainës, duke u kujdesur pa lushte për të gjithë ata që po arratisen luftës. Një numër i madh polakësh janë përgjigjur me bujari të madhe ndaj më shumë se 500,000 refugjatëve ukrainas që derdhen përtej kufirit të tyre lindor - duke dërguar ndihma dhe duke hapur shtëpitë e tyre për mijëra njerëz. Si një komb i plagosur nga shekujt e agresionit rus, Polonia është bërë gjithashtu pika kryesore për dërgimin e raketash antitank, pushkë, municione, armë, forca të blinduara dhe furnizime të tjera luftarake për ukrainasit që luftojnë.