Dy të arrestuar, katër në kërkim dhe dy të proceduar në gjendje të lirë është bilanci i operacionit 'Last Bet' ndërmarrë nga policia e Tiranës. Si rezultat i kontrolleve dhe i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u goditën 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.