Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabër që u shënua Në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar nënën e tij. Grupi hetimor thotë se fillimisht autori e ka goditur me dru në kokë e mw pas ka përdorur një kosë bari për ti prerë kokën nënës. Autori Olsi Çekiçi ishte përdorues u rregullt i lëndëve narkotike. Sipas burimeve spitalore në Pogradec mësohet se autori ishte i kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë. Ai gjithashtu është rast i njohur nga policia si ushtrues i dhunës ndaj nënës së tij dhe për agresivitet në familje. I divorcuar nga bashkëshortja, jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore. Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer.