Vala e katërt e të nxehtit po i afrohet Evropës, ndërkohë që numri dhe kohëzgjatja e këtyre fenomeneve e vendosin verën e 2026 dukshëm mbi mesataren e regjistruar në vitet e fundit. Ekspertët nga Universiteti i Trentos në Itali, konfirmojnë se tashmë jemi shumë mbi mesataren e viteve të kaluara, madje edhe për sa i përket temperaturave. Por situata përkeqësohet akoma më shumë nga shpejtësia me të cilën vijnë valët e të nxehtit. Ato kanë ndjekur njëra-tjetrën pothuajse pa ndërprerje: intervalet kanë qenë të vogla dhe shumë të shkurtra. Për më tepër", vazhdojnë ekspertët, "kjo mund të mos jetë vala e fundit e të nxehtit dhe ka të ngjarë që temperaturat e larta të vazhdojnë edhe në gusht”.