Top News – Po vjen Trump…NATO në ethe /‘Të mëdhenjtë’ shtrëngojnë rripin, të realizohen objektivat
14/01/2025 11:56

Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të zbatojnë sa më shpejt që të jetë e mundur objektivat e reja të NATO-s lidhur me armët dhe numrin e trupave, për të cilat Aleanca pritet të bjerë dakord, u zotua ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i tha më herët agjencisë së lajmeve Reuters NATO synon të marrë një vendim mbi objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave këtë verë. Aleanca ushtarake dhe politike perëndimore ka qenë nën trysni jo vetëm pas sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, por edhe së brendshmi, mes thirrjeve të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të rritur nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për objektivat e aftësive të reja disa javë përpara se udhëheqësit e tyre të takohen në Hagë më 24-26 qershor, tha për Reuters admirali holandez Rob Bauer. Në takimin e nivelit të lartë në Hagë do të diskutohet gjithashtu për rritjen e objektivit ekzistues të shpenzimeve ushtarake të NATO-s prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, në 3 për qind, I paraqitur nga disa ekspertë si një objektiv i ri i mundshëm. Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kohët e fundit kërkoi një objektiv të ri shpenzimesh të mbrojtjes në nivel prej 5 për qind. Duke folur pas një takimi me 4 homologët e tij në qytezën polake Noëa Ëies, Pistorius mirëpriti vendimin e NATO-s për të arritur një marrëveshje për objektivat e reja të aftësive të Aleancës në qershor, dhe jo në tetor, sikurse ishte parashkuar, një lëvizje që siç tha ai ishte nxitur nga Gjermania. “Në këtë mënyrë fitojmë kohë dhe ne mund të fillojmë shumë më herët zbatimin e objektivit," u tha Pistorius gazetarëve. Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë përpjekjet e Trump që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke argumentuar se kjo do të ishte e barabartë me më shumë se 40 për qind të buxhetit total të Gjermanisë.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50