Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar në Durrës për problematikat e shumta me të cilat përballen, ndërsa sezoni i reshjeve po afron. Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën “Vëllazërimi”, një aks i rëndësishëm që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë dhe është pjesë e unazës së qytetit.