Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Ju Ae, po trajnohet për të pasuar 40-vjeçarin, thonë mediat koreano-jugore. Njoftimi vjen pas një viti spekulimesh mbi linjën e trashëgimisë në vendin e izoluar. Agjencia citohet gjithashtu të ketë thënë se Kim jong un është "shëndoshur shumë" dhe se po ndjek nga afër gjendjen e tij shëndetësore. Deri kohët e fundit, vajza e Kim jong unit, që besohet se është rreth 12 vjeç, ka qenë e rrethuar nga misteri. Ajo u prezantua kur lindi si "Ju Ae", nga ish ylli i NBA Dennis Rodman gjatë vizitës së tij në Penian dhe takimit me Kim Jong un, të cilin e konsideron mik, në fillim të vitit 2013.