Top News/ Po të isha president do bombardoja Moskën! Shokon Donald Trump në takimin me donatorët
29/05/2024 13:11

Në një takim me disa prej financuesve më të mëdhenj amerikanë të fushatës zgjedhore, në një hotel luksoz të Nju Jorkut, donald trump ka thënë shprehimisht se nëse do të kishte qenë president ai, do të kishte bombarduar moskën dhe pekinin nëse Rusia do të kushte pushtuar Ukrainën apo nëse Kina do të kishte pushtuar Tajvanin. Dhe kjo deklaratë, sipas Uashington Post, ka shokuar dhe ka habitur bashkëbiseduesit e tij. Deklaratat e papritura, vijnë në një moment në të cilin Trump e ka përmendur rrallë ukrainën, të paktën këto muaj, ndërkohë që asnjëherë më parë nuk kishte përdorur tone kaq të ashpra. Vetëm vitin e kaluar ai kishte deklaruar se nëse do të kishte qenë ai në shtëpinë e bardhë, në fillim të konfliktit mes rusisë dhe Ukrainës, do ti kishte dhënë fund luftës brenda një dite të vetme. Në shkurt, ai shkroi në Truth Social: "Ne kurrë nuk duhet të japim më para pa shpresën se do ti marrim mbrapsht ose pa 'kushte' të lidhura". Në prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne! Në fillim të këtij viti, Trump tha se u tha liderëve evropianë se do t'i thoshte Rusisë të bëjë "çfarë të donte" për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Ndërsa gjatë një tubimi në Bronx javën e kaluar, Trump iu referua disa liderëve autoritarë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ata ishin “në majën e lojës së tyre, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo të tjerëve”. “Bota do të na respektojë përsëri” nëse rizgjidhem – tha ai. Vecanërisht habitës është referimi agresiv ndaj kinës së Xi Jinpingut. Në të shkuarën, Trump e kishte përshkruar presidentin kinez si një mik të madh gjatë mandatit të tij, një ndryshim toni ky që ka habitur shumë analistë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55