Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Orizaj në bashkinë Berat, ku një 15-vjeçar i cili ishte duke punuar tokën bashkë me të atin, u fut në lumin Osum për t’u larë por e mori rrjedha e ujit dhe e fundosi. I ati mësohet se hyri në ujë për ta shpëtuar të birin por pavarësisht ndihmës e nxori djalin të pajetë. Në vendngjarje shkoi menjëherë një grup hetimor si dhe ambulanca, ndërsa trupi i pajetë u transportua drejt morgut ku do ti nënshtrohet autopisë mjeko-Ligjore. Lidhur me rastin po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.