Top News – Po Polin e Jugut kush e kontrollon? 7 vende me pretendime ndërsa Trump kërkon Greenlandën
09/01/2025 13:41

Presidenti kilian Gabriel Boric bëri histori javën e kaluar duke u bërë lideri i parë i Amerikës Latine që vizitoi Polin e Jugut, duke ndezur diskutime të reja globale rreth sovranitetit dhe eksplorimit shkencor në Antarktidë. Kjo e fundit, ka qenë prej kohësh subjekt i interesit gjeopolitik dhe shtatë vende kanë pretendime territoriale në kontinent: Kili, Argjentina, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Australia, Zelanda e Re dhe Franca. Megjithatë, këto pretendime shpesh mbivendosen dhe kanë një njohje të kufizuar sipas ligjit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të tjera nuk i njohin zyrtarisht pretendimet territoriale në Antarktidë. Më 2 janar, Boriç mbërriti në Antarktidë për një udhëtim dy-ditor të quajtur Operacioni Polar Star III. Programi i presidentit kilian përfshinte vizita në Stacionin e Polit Jugor Amundsen-Scott dhe objektet kërkimore të Kilit në kontinent. Qeveria kiliane tha në një njoftim për shtyp se delegacioni përfshinte autoritete civile dhe ushtarake, si dhe shkencëtarë. "Ky është një moment historik për ne," tha Boriç gjatë një fjalimi televiziv. Megjithëse bota është përqendruar në Polin e Veriut, vecanërisht pas komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për burimet e Grenlandës dhe Arktikut, udhëtimi i Boriçit ka hedhur dritë tashmë edhe në rajonin polar jugor.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42