Top News/ Po përshkallëzon luftën në Ukrainë/Medvedev akuzon Evropën: Pas fitores së Donald Trump…
12/11/2024 11:39

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev akuzoi të martën liderët evropianë se po përpiqen të përshkallëzojnë rrezikshëm konfliktin në Ukrainë pas rizgjedhjes së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Medvedev, një zyrtar i lartë i sigurisë, shkroi në Telegram se politikanët evropianë po synojnë "ta shtyjnë konfliktin me Rusinë në një fazë të pakthyeshme", ndërkohë që paralajmëroi kundër lejimit të Kievit që të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të qëlluar objektivat brenda Rusisë. Medvedev hodhi poshtë ato që ai i quajti "ultimatumet" e lëshuara nga lideri i opozitës gjermane dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm Friedrich Merz në lidhje me përdorimin e armëve të tilla nga Ukraina duke thënë se ato kanë thjeshtë "natyrë elektorale". “Është e qartë se këto raketa nuk janë në gjendje të ndryshojnë asgjë në mënyrë domethënëse gjatë operacioneve ushtarake”, tha ai. “Në përgjithësi, është e habitshme se deri në çfarë mase gjenerata aktuale e politikanëve evropianë dëshiron ta zvarrisë luftën në territorin e vet”, tha Medvedev. Më herët ai kishte thënë se fitorja e Trumpit do të ishte një lajm i keq për Ukrainën. Donald Trump, një republikan, ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar t'i japë fund konfliktit me shpejtësi, pa shpjeguar se si. Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet se Trump kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin ditët e fundit, me zëdhënësin Dimitri Peskov që foli për "fantazi të pastër".

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19