Top News – Po Patriotëve, por jo Tomahawkëve / Trump ndez dritën jeshile për Ukrainën
23/10/2025 17:10

Në më shumë se tre vjet e gjysmë lufte, Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht Shteteve të Bashkuara t’i japin sisteme mbrojtëse dhe sulmuese për të luftuar në mënyrë efikase Rusinë, si në qiellin e saj ashtu edhe në territor armik. Furnizimet shumë të diskutuara të raketave Tomahaëk u ndërprenë që në fillim pikërisht sepse ato ishin të destinuara për qëllime sulmuese, me Kremlinin që është gati t'i shohë ato si një deklaratë lufte nga Uashingtoni dhe NATO. Administrata Trump, megjithatë, ka rënë dakord për transferimin në Kiev të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat tashmë i janë dorëzuar vendit nën Presidentin Biden. Por dërgesa e re e 25 baterive raketore është pjesë e një kontrate afatgjatë, shumëmiliarda dollarëshe, e cila ende duhet të shpallet nga autoritetet amerikane dhe e cila, pasi të miratohet përfundimisht, do të dorëzohet gjatë disa viteve. Prandaj, asnjë sistem Patriot nuk do të dorëzohet menjëherë, në një kohë kur Ukraina po përballet me një ofensivë të rindezur të Rusisë dhe po konkurron me Moskën në bombardimin e vendeve energjetike dhe strategjike. Pala ukrainase dhe ajo amerikane kanë deklaruar se nuk mund të zbulojnë të gjitha detajet e dorëzimeve të reja të sistemeve Patriot. Ajo që dihet me siguri është se, sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Kielit, dërgesat e përgjithshme të ndihmës ushtarake amerikane në Ukrainë kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit. I dorëzuar për herë të parë në Ukrainë nën administratën Biden në vitin 2023, sistemi i raketave tokë-ajër Patriot mbetet thelbësor për mbrojtjen kundër sulmeve raketore ruse ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës civile. Ndryshe nga Patriotët, Tomahokët janë sisteme që shërbejnë për të sulmuar dhe jo për t’u mbrojtur. Ndërsa edhe F-16 apo sistemet Himars që janë dërguar tashmë në Kiev, mund të konsiderohen armë mbrojtëse, Tomahokët jo. Frika e strategëve amerikanë është që dërgimi i tyre në Ukrainë mund ta tërheqë NATO-n direkt në luftë me Rusinë. Përvec kokave të zakonshme, në tomahok mund të montohen edhe bomba bërthamore ga 5 deri në 200 kilotonë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00