U hodh në det për të notuar me delfinët, por fatkeqësisht ishte viktimë e një peshkaqeni. Një 16-vjeçare australiane e identifikuar si Stella Berry ka gjetur vdekjen në Australinë Perëndimore. Nxënësja e shkollës së mesme u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia thotë se e reja ishte duke hipur në një jet ski me miqtë e saj, kur u hodh në ujë për të notuar me delfinët. Prindërit e viktimës thanë për mediat australiane se ishin të tronditur, pa dhënë më shumë komente, ndërsa autoritetet thonë se kjo është hera e parë e një sulmi të tillë në këtë zonë, të paktën në 100 vitet e fundit.