Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale lidhur me vlerësimet negative që po qarkullojnë prej disa ditësh përkundrejt bizneseve shqiptare. Këtë herë, kreu I qeverisë ka publikuar një video ku ka treguar disa nga komentet dhe vlerësimet negative për Kalanë e Rozafës ose për bizneset që shërbejnë pranë këtij atraksioni turistik. Sipas tij, ata që qëndrojnë pas këtyre vlerësimeve po bëjnë çmos për të shkatërruar turizmin dhe për të përzënë të huajt.