Rusia është në luftë me NATO dhe jo me Ukrainën! Është kjo propaganda që po përdor presidenti Vladimir Putin për të justifikuar luftën në Rusi dhe për të bindur ushtarët të luftojnë në Ukrainë. Inteligjenca ukrainase thotë se Rusia e ka ndryshuar propagandën e saj pas humbjeve që ka pësuar por edhe pas dezertimeve masive të ushtarëve.