Top News – ‘Po lajnë rrugët me gjak…’ Britania: Mafia shqiptare drejton trafikun e kokainës
04/02/2025 11:45

Një baba i ri që u gjet i rrahur për vdekje, ishte viktimë e një 'vrasjeje’ që mund të jetë krimi i fundit i tmerrshëm i lidhur me gangsterët shqiptarë në Britaninë e Madhe-shkruan Daily Mail. Rhys Thompson, 29 vjeç, u rrëmbye, u vra dhe trupi i tij u hodh në një kanal pas një përpjekjeje të dështuar për të 'taksuar' një fermë kanabisi, e cila sipas të përditshmes britanike, mund të jetë e drejtuar nga një bandë shqiptare. Gjithsej tetë persona u arrestuan dhe më pas u lanë në hetim në gjendje të lirë, për vdekjen e Thompson, trupi i të cilit u zbulua pranë një rruge malore në Rishëorth, Ëest Yorkshire, mëngjesin e 13 majit 2021. Gjyqi për vrasjen e Thompson, vazhdon ende, dhe në një seancë të zhvilluar të mërkurën u dhanë dëshmi të reja. Dyshimet bien mbi bandat shqiptare pavarësisht se asgjë nuk është provuar ende. Vitin e kaluar, një dokument ligjor i Home Office i përshkruante bandat kriminale shqiptare si një 'kërcënim akut' për Britaninë e madhe dhe 'shumë të përfshira në krimin e rëndë dhe të organizuar' në vend, duke përfshirë disa vrasje. Bandat shqiptare besohet se dominojnë tregtinë e paligjshme të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, që thuhet se vlen 5 miliardë paund në vit, një pozicion që ato e kanë arritur duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane dhe më pas duke nënvlerësuar në mënyrë dramatike rivalët kriminalë. Në të gjithë Evropën, sipas Daily Mail, shqiptarët thuhet se bashkëpunojnë ngushtë edhe me degët e mafias italiane, e cila ka kontrolluar tregtinë kontinentale të kokainës. Daily Mail më pas sjell shifrat e shqiptarëve që kanë hyrë në britani ndër vite, në mënyrë të paligjshme, me kulmin që u arrit në 2022, plot 12 mijë, përpara se të arrihej një marrëveshje për riatdhesimin mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare.

Top Channel/ Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet dhe 65 persona rezultojnë të humbur
13/10 23:24
Top Channel/ Shpërthen festa pas paqes, mijëra izraelitë vërshojnë në sheshe
13/10 23:10
Top News- Lot gëzimi e trishtimi në Tel Aviv e Gaza, lirohen pengjet dhe të paraburgosurit
13/10 23:00
Top Channel/ Trump: Gaza ndërtohet lehtë, Lejuam Hamasin në rolin e policisë
13/10 22:56
Top News- Shokohet Papa, një person urinon mbi altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit para besimtarëve
13/10 22:45
Top News- Bombat e pashpërthyera në Gaza, 10 për qind e tyre rrezikojnë të plasin
13/10 22:45
Top News- Kërcënime me bojkot, pse u tërhoq Netanyahu? Çfarë ndodhi mes liderëve botërorë
13/10 22:45
Top News- Nënshkruhet pakti i paqes për Gazën/ Trump hedh firmën: 3000 vite për të ardhur këtu
13/10 22:15
Top News- Rusia do sulmojë NATO, Inteligjenca gjermane paralajmëron: Berlini në shënjestër
13/10 22:00
Top Channel/ Paqja, Trump firmos marrëveshjen dhe paralajmëron: Tani e ka radhën Rusia
13/10 19:55
Top News – ‘Do të përfundojë keq për të gjithë…’ / Rusia kërcënon Trumpin për raketat Tomahawk
13/10 15:37
Top News – NATO tallet me Rusinë: Nëndetësja u prish / ‘Në gjah për mekanikun më të afërt’
13/10 15:29
Top News – Momenti për të cilin janë lutur…Pamjet prekëse, pengjet izraelite kthehen në shtëpi
13/10 15:21
Top Channel/ Trump në parlamentin izraelit: “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”!
13/10 15:21
Top News – ‘Agimi i një Lindjeje të Mesme të re’ / Trump ngre në këmbë parlamentin izraelit
13/10 15:19
Top News – Ndërprenë fjalimin e Trumpit: Njihni Palestinën! Ligjvënësit izraelitë përjashtohen
13/10 15:10
Top News – Trump ‘ligjëron’ Hamasin / ‘Dritë jeshile’ për sigurinë e brendshme në Gaza
13/10 14:59
NUK PËRMBAHET Trump/ Në 8 muaj mbylla 8 LUFTËRA, plasin DUARTROKITJET
13/10 14:57
Top News – Macron nuk do të dorëhiqet! Vota e mosbesimit kërcënon qeverinë e tij të re
13/10 14:45
Top News – Alice lëshon ‘ferrin’ mbi Spanjë / Rrugët si lumenj të tërbuar, mijëra të evakuar
13/10 14:45